Lajme

Meta nuk ndal akuzat: Kreu i SPAK, Dumani më kërkoi të largohem nga Shqipëria

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka thelluar akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Meta tha se i ka dërguar në zyrë persona duke i kërkuar të largohet nga Shqipëria.

“I them Dum Dumanit, ke përmendur tre herë emrin tim, më ke çuar edhe njerëz të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë. Gjëmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time e do të marrësh PL t’ia japësh atij torollakut. Nuk nxorëm mend nga lulushët ne?”, tha ai.

Teksa u pyet për faktin nëse ka informacione se do të arrestohet me urdhër të SPAK, apo nëse është tradhtuar nga brenda PL-së, Meta tha se është i pastër si kristali.

”Se pari kam një pyetje për ju nëse më lejoni; A u dekorua Dvorani nga sekretari i Shtetit si heroi i antikorrupsionit? Pse nuk ishte në axhendë ai? Edi Rama çau tv kur u dekorua Dvorani. Kam një pyetje; pse Edi Rama e la me 7 pyetje zgjedhjen e Dvoranit. Nuk më kërcen fare jo për Çez-Dia, pasi jam kristal i pastër. Dum Dumani është përpjekur që të falsifikojë një proces. Ka marrë përsipër dhe se do të bëjë namin, dhe para një mentori. Nuk ka kurajo të merret me aferën e Ramës dhe Damianin me aferën CCEZ, por do të merret me ato çështje që kanë qenë të mbyllura, me persona si ai i çmenduri që është dënuar me vendim gjykate për dhunë në familje dhe që del në tv dhe flet, si punëtori i Damianit. Do të jem kryeministër i Shqipërisë dhe do të bëj dhe mandat presidenti, por do të jetë pas disa viteve. Për non-gratat nuk ekziston një shqetësim i tillë. Problem është kur të shpall Ilir Meta non-grata. Për nongratat nuk ekziston një shqetësim i tillë kurrë për mua. Ky është problem sepse mund të shpallet Ilir Meta non grata. Po u derdh një pikë gjaku në ditën e zgjedhjeve gati non grata, fatmirësisht nuk u derdh. Ilir Meta ka vetëm një problem, të mos tradhtojë Ilir Metën. Më mirë të jesh i tradhtuar se tradhtar. Tradhtarët i përdorin dhe i pështyjnë të gjithë. Kam vetëm informacion që Ilir Meta bëhet së shpejti kryeministër”.

Pyetje: Keni fletëthirrje për në SPAK? 

Ilir Meta: ftoj të më bëjnë fletëthirrje e ju ftoj live të shihni pyetjet që do u bëj prokurorëve të dum Dumanit.

/Shqip.com