Lajme

Meta: Fitorja në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Elbasan, e padiskutueshme

Ilir Meta - Kryetar i Partisë së Lirisë

Kur na ndajnë vetëm pesë ditë nga zgjedhjet e 14 majit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet optimist për rezultatet.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Meta thekson se fitorja do të jetë e padiskutueshme në bashkitë Tiranë-Durrës-Elbasan.

“Fitorja në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Elbasan është e padiskutueshme.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Shqipëria #Tirana #Elbasan #Durrës #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim”, ka shkruar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Reagimi i Ilir Metës vjen edhe pasi një sërë sondazhesh të publikuara nga kanalet televizive shqiptare flasin për një avantazh të bollshëm të Partisë Socialiste në shumë prej bashkive të Shqipërisë, përfshi Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

/Shqip.com