Lajme

Meta: Emri i Berishës përbri koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Ilir Meta dhe Sali Berisha
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Partia e Lirisë, si drejtuese e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka depozituar në KAS kërkesën për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i koalicionit.

Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij,  ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha”, thuhet në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të PL, Endrit Braimllari, raportojnë mediat në Shqipëri.

Pas kërkesës së PL për të vendosur Berishën si drejtues të koalicionit, pritet vendimi i KAS.

Ndërkohë, KAS tërhiqet për 20 minuta për të marrë vendim mbi kërkesën e PL.

/Shqip.com