Lajme

Meta: Duhet kryeministër me mbështetje brenda e jashtë vendit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të papritur, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të forcës së tij politike.

Meta shprehet i hapur për të mbështetur një kandidat për Kryeministër që ka mbështetje brenda e jashtë vendit.

“Partia e Lirisë është e vendosur, që në funksion të këtij qëllimi të mirëpresë çdo kontribut nga brenda dhe jashtë politikës që do t’i shërbejë një konsensusi, pjesëmarrje e përfaqësimi sa më të gjerë të forcave opozitare, duke filluar që nga votuesi i thjeshtë dhe deri në nivelin më të lartë të drejtimit të opozitës, nëpërmjet zgjedhjes së një kandidati për Kryeministër, që do të gëzonte një mbështetje sa më të gjerë politike dhe shoqërore”, tha ai.

Ideja e një kandidati të përbashkët për Kryeministër, jo Sali Berisha, është artikuluar fillimisht nga disa deputetë të grupit të Gazment Bardhit.

Më pas u propozua si pjesë e një platformë bashkimi, nga pothuajse të gjitha partitë e vogla, aleate të Partisë Demokratike.

Por edhe aleati i Berishës, duket se pajtohet me këtë ide, pasi siç ai vetë thotë, para të gjithë përfaqësuesve më të rëndësishëm të partisë që drejton, politika nuk duhet tu shërbejë liderëve por qytetarëve por edhe që vendi të qëndrojë me dinjitet krah aleatëve.

Politika ekziston jo për t’u shërbyer liderëve apo interesave të tyre por si shërbim për qytetarët, si mundësi për t’i bërë ata më të mirëqenë, për ta bërë vendin të qëndrojë me dinjitet krah fqinjëve, partnerëve dhe aleatëve”.

Ilir Meta në këtë mbledhje të parë për këtë vit të Komiteti Drejtues Kombëtar të PL-së, u bëri thirrje thirrje të gjithë forcave opozitare t’i bashkohen këtij qëllimi, në kuadër dhe të fitores në zgjedhjet e ardhshme.

/Shqip.com