Lajme

Meta dënon ashpër sulmin ndaj EULEX-it dhe PK-së në veri

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë thirrje që përgjegjësit e sulmit ndaj Policisë së Kosovës dhe patrullës së EULEX-it në veri, të vihen para drejtësisë

Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se dënon ashpër këto akte dhune.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre”, shkroi Meta.

Po ashtu, Meta apeloi që të shmangët çdo lloj provokimi që qon në përshkallëzim dhe që minon sigurinë e Kosovës.

“Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tone”.

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka njoftuar se është hedhur një shok-bombë në drejtim të një patrulle të tyre mbrëmë në afërsi të Rudarit.

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka njoftuar se është hedhur një shok-bombë në drejtim të një patrulle të tyre mbrëmë në afërsi të Rudarit.

Krahas kësaj, me datën 8 dhjetor është plagosur një pjesëtar i Policisë së Kosovës në veri si dhe janë shënjëstruar policia në rrugën që shpie për në Bërnjak- Ata iu kanë kundërpërgjigjur sulmit.

/Shqip.com