Lajme Ballkan

Meta: Beogradi të heqë dorë menjëherë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se Beogradi duhet  të heqë dorë menjëherë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës.

Ai ka kërkuar që Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë ngushtë në mes vete kundër krimit të organizuar.

“Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë ngushtë në mes veti në luftën kundër krimit të organizuar edhe përmes Europolit dhe Interpolit”, ka thënë Meta gjatë një konferencë për media.

Meta ka shtuar se lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave është në themelet e Bashkimit Evropian.

Sipas Metës, institucionet e Kosovës kanë treguar mençuri dhe pjekuri që bashkëpunuan dhe pranuan këshillën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Shqip.com