Messi dhe Ronaldo jashtë formacionit të javës në Ligën e Kampionëve

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve ka sjellur shumë emra të rinjë, ndërsa futbollistë si Messi dhe Ronaldo kanë mbetur jashtë tij.
Në portë është zgjedhur gardiani i Milanit, Maingan që kundër Liverpoolit ishte i jashtëzakonshëm me intervenimet e tija, ndërsa priti edhe penaltinë e Mohamed Salah, shkruan Shqip.com.
Në qendër të mbrojtjes ësht[ zgjedhur Otamendi që kundër Dinamo Kievit kishte paraqitje solide, ndërsa krahas tij është Cristiano që luan te FC Sherif dhe në fitoren kundër Shakhtarit regjistroi dy asistime.
Në krahun e majtë është Alex Sandro i Juventusit që shënoi gol në fitoren 0-3 të italinaëve në udhëtim te Malmoe, ndërsa në krahun e djathtë është zgjedhur Joa Cancelo i Manchester City-t që ishte i papërmbajtshëm ndaj Leipzigut dhe shënoi një gol.
Mesfusha përbëhet nga Jordan Henderson që me golin e tij i dha fitoren Liverpooit ndaj Milanit, Beligham që shënoi gol dhe asistim në ndeshjen që Dortmundi kundër Besiktasit dhe Nkunku që shënoi tre gola kundër City-t.
Në krahun e majtë të sulmit është Haller që shënoi katër gola në fitoren e Ajaxit kundër Sporting CP, ndërsa në krahun e djathtë bashkëlojtari i tij, Antony që ndihmoi me dy asistime.
Në qendër të sulmit nuk ka ndonjë befasi të madhe, pasi Robert Lewandowski tash e ca kohë ka qenë i jashtëzakonshëm me Bayernin.
Ai realizoi dy gola kundër Barcelonës dhe kështu e ka gjetur veten edhe një herë në formacionin javës.
Gjiroja e dytë e këtij kompeticioni do të zhvillohet me 28 dhe 29 shtator./Shqip.com
