Sport Ndërkombëtar

Messi vazhdon të jetë magjik – dy golat e radhës në SHBA (VIDEO)

Leo Messi nuk ndalet. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar dygolëshin e radhës me Inter Miamin në MLS.

Skuadra nga Florida, siguroi një kualifikim drithërues në rrethin e 1/4-ve të Kupës së Ligës së Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Interi e mbylli në barazim 4-4 kohën e rregullt ndaj Dallasit, me “Pleshtin” që realizoi dy gola shumë të bukur.

Të parin që zhbllokoi sfidën në minutën e gjashtë, pasi një asistimi nga Jordi Alba. Një aksion që e kemi shijuar pafund herë të Barcelona.

Ndërkohë që kampioni i Botës me Argjentinën, ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi pesë minuta përpara fundit. Duke vulosur barazimin 4-4.

Më pas penalltitë, Messi shënoi sërish, njësoj vepruan edhe shokët e skuadrës dhe Interi festoi kualifikimin në rundin çerekfinal.

/Shqip.com