Sport Ndërkombëtar

Messi tregon portierin me të cilin ka pasur më shumë vështirësi

Lionel Messi ka befasuar kur ka treguar për portierin me të cilin ka hasur më shumë në vështirësi.

Kampioni i botës ka dalë rregullisht fitues në duelet me pjesën më të madhe të portierëve që ka pasur përballë, por ka një që e ka vënë më shumë në vështirësi se të tjerët.

Ai ka kaluar disa nga portierët më të vlerësuar në futbollin botëror, duke përfshirë Manuel Neuer, Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon.

Por vetëm një portier jeton gjatë në kujtesën e 36-vjeçarit, pasi ai tërboi të gjithë ekipin e Barcelonës në vitin 2012 me pritjet e tij.

Portieri i dytë i Tottenhamit, Fraser Forster, luajti një rol shumë të rëndësishëm në fitoren e Celtic me rezultatin 2-1 kundër klubit katalanas në Champions League 11 vjet më parë.

Ish-portieri i Southampton bëri 13 pritje atë natë dhe sigurisht duket se ka fituar respektin e një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Gjatë një interviste në vitin 2015, Messi foli për performancën e Forster-it kundër tij dhe shokëve të tij.

“Performanca e Fraser Forster kundër nesh u përfol për një kohë të gjatë. Kishte një ndeshje në Skoci ku ai ‘nuk ishte njerëzor’. Është paraqitja më mirë që kam parë nga një portier”.

“Kur Victor Valdes tha se po largohej nga Barcelona, ne menduam që ai (Forster) të vinte tek ne. Isha i sigurt se ai do të përfundonte tek Arsenal, Chelsea apo Manchester United”.

Forster, 35 vjeç, tani luan si portierin i dytë i Tottenham dhe ka luajtur 20 ndeshje në total me londinezët.

/Shqip.com