Sport Ndërkombëtar

Messi tregon a po e mendon tërheqjen nga futbolli (VIDEO)

Lionel Messi po shijon një rini të dytë. “Pleshti” duket i rilindur në SHBA, ka lënë shumë shpejt pas eksperiencën e hidhur te PSG.
Sigurisht, niveli në MLS nuk është ai i futbollit evropian, Messi e ka më të lehtë të realizojë kryevepra, por fakt është që ylli argjentinas po ndihet shumë komod dhe as që ka ndërmend ta mbyll me futbollin e luajtur.

“Të jem i sinqertë, nuk e mendoj tërheqjen. Më pëlqen ende të kem topin në këmbë, do të përpiqem të luaj për aq kohë sa të mundem. Dua të shijoj atë që ka mbetur pa patur pendesa”, u shpreh Messi në lidhje me të ardhmen e tij.

Në shtatë ndeshje me fanellën e Inter Miami, Messi ka realizuar 10 gola ndërsa në më pak se dy muaj fitoi trofeun e tij të parë në “tokën e premtuar”, Kupën e Ligës. Me këtë trofe, Messi vendosi një rekord të ri, është zyrtarisht lojtari me më shumë trofe në historinë e futbollit, plot 44.

/Shqip.com