Sport Ndërkombëtar

Messi thyen rekordin e Peles

Messi thyen rekordin e Peles për gola të shënuar

Lionel Messit i është shtuar edhe një rekord mbi supet e tija.

Gjshtë herë fituesi i Topit të Artë, me tre golat e shënuar të premten kundër Bolivisë ka kaluar Pelen me më së shumti gola të shënuara për kombëtare në Amerikën Latine, tansmeton Shqip.com.

Numri dhjetë tashmë ka arritur në shifrën e 79 golave, kurse Pele ka gjithsej 77.

Në vendin e tretë në këtë listë gjendet Neymar Jr, me 69 gola dhe duke marrë parasysh faktin që ai është pesë vite më i ri në moshë se Messi, gjasat janë reale që ta kalojë shokun e tij të skuadrës me këtë statistikë.

Pesë golashënuesit më të mirë me kombëtare në Amerikën Latine:

Lionel Messi: 79 (Argjentinë)

Pele: 77gola (Brazil)

Neymar: 69 gola (Brazil)

Luis Suarez: 64 gola (Uruguaj)

Ronaldo: 62 gola (Brazil) /Shqip.com