Sport Ndërkombëtar

Messi tejkalon Ronaldon

Lionel Messi vazhdon të vendosë rekorde në futboll. Me golin e shënuar mbrëmjen e sotme (2:0) në sfidën ndaj Nices në kampionatin francez, “Pleshti” i ka lënë “targën” Cristiano Ronaldos.

Ylli argjentinas ka shënuar golin e 702-të në 846 ndeshje të luajtura në Evropë, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë i kontinentit evropian.

Messi ka parakaluar rivalin historik Cristiano Ronaldo, që është ndalur në kuotën e 701 golave në 949 ndeshje të luajtura në Evropë.

Me transferimin e Ronaldos në Arabinë Saudite, Messi ka rastin e artë që të thellojë diferencën e golave.

/Shqip.com