Sport Ndërkombëtar

Messi te Barcelona, tashmë është bërë hapi i parë konkret

(Photo by FRANCK FIFE / AFP)
Paris Saint-Germain's Argentine forward Lionel Messi looks on during the French L1 football match between Paris Saint-Germain (PSG) and OGC Nice at The Parc des Princes Stadium in Paris on October 1, 2022. (Photo by FRANCK FIFE / AFP)

Rikthimet janë gjithmonë të bukura. I tillë do të ishte edhe ai i Lionel Messit te Barcelona. Fansat katalanas duhet vërtetë ta besojnë këtë gjë, të paktën sipas asaj që shkruhet në të përditshmen online të Marcas.

Mosmarrëveshjet në Paris Saint-Germain mund të peshojnë shumë, me të ardhmen e “Pleshtit” në Paris që mbetet për t’u parë.

Sipas asaj që shkruhet në këtë javë ka pasur një takim mes presidentit të Barcelonës, Joan Laporta dhe Jorge Messi, babait dhe agjentit të yllit argjentinas. Takimi mes palëve ka zgjatur diku te gjysmë ore, por nuk është folur për asnjë marrëveshje, nuk është prekur ekzaktësisht tema e një rikthimi të mundshëm, por besohet se janë hedhur themelet për të ardhmen.

Fakti që te Barça është trajner Xavi  flet vet, pasi dihet raporti miqësor i tyre.

/Shqip.com