Sport Ndërkombëtar

Messi te Barcelona, flet edhe Laporta

Spekulimet e fundit flasin gjithnjë e më shumë për një rikthim të Lionel Messit në “Camp Nou”.

Ish-sulmuesi argjentinas, Kun Aguero së fundi tha se e konsideron shumë të mundshme që Messi të rikthehet.

Ndërsa, presidenti i skuadrës katalanas, Joan Laporta, në deklaratat e tij ka theksuar edhe një herë se Messi do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Barcelonë, duke nxitur më shumë thashethemet që qarkullojnë orët e fundit.

“Messi e di se dyert e Barcelonës do të jenë gjithmonë të hapura. Do ta shohim. Më duhet të gjej një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet aktuale të Messit me ekipin”, ka thënë numri një i skuadrës katalonase.

/Shqip.com