Sport Ndërkombëtar

Messi te Barcelona – deklarohet Lewandowski

Përveç Bordit të Barcelonës si dhe tifozëve “katalanas”, tashmë në Barcelonë, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, kërkohet dhe nga shtylla e sulmit të “blaugranave”, “bomberi” polak, Robert Lewandowski.

Lewa u shpreh haptazi, ku tha se të gjithë e dinë se “Pleshti” e ka vendin në Barcelon, teksa shtoi se shpreson që sezonin e ardhshëm të luajnë së bashku me fanellën kuqekaltër.

“Vendi i Messit është te Barça dhe nëse ai kthehet do të jetë diçka e pabesueshme. Ne e dimë se vendi i tij është këtu te Barcelona. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpresoj që sezonin e ardhshëm të luajmë së bashku”, është shprehur sulmuesi polak.

/Shqip.com