Sport Ndërkombëtar

Messi shkëlqen dhe fiton trofeun e parë me Miamin

Lionel Messi po e vazhdon shkëlqimin në fushat e futbollit edhe pas transferimit në ShBA. Superylli argjentinas nuk ka humbur fare kohë për t’u bërë tejet ndikues në MLS me praninë e tij, që kur zyrtarizoi kalimin nga PSG tek Inter Miami në korrik.

Messi është padyshim ylli më i madh në MLS, dhe pothuajse me siguri ylli më i madh që ka parë ndonjëherë kjo ligë. Për këtë arsye të gjithë sytë do të jenë tek ai, ndërsa kërkon ta ngrejë Inter Miami nga fundi i tabelës së MLS në pretendent të “play off”-it dhe, përfundimisht, sfidues të titullit.

Inter Miami ka vendosur trofeun e parë në vitrinat e saj. Vetëm pak javë më parë, kjo dukej pothuajse e pabesueshme. Skuadra më e dobët në MLS ka mundur çdo kundërshtar në rrugën e saj drejt këtij trofeu, Kupës së Ligës.

Megjithatë, pak javë më parë, ata nuk e kishin Lionel Messin. Argjentinasi ishte ylli i shfaqjes edhe një herë, pasi Inter Miami mposhti Nashville SC në “Geodis Park”, duke shënuar një gol mahnitës në ndeshjen që përfundoi 1-1, në minutën e 90-të.

Një gol e mbajti Nashville në garë, por, edhe pse ndeshja shkoi te penalltitë, Messi dhe bashkëlojtarët e tij nuk ndaluan. Ishte gjithashtu një “shkëmbim zjarri” mjaft i mirë penalltish, pasi të 22 lojtarët goditën me radhë nga pika e bardhë.

Messi, natyrisht, shënoi golin e tij si lojtari i parë i Inter Miami, por vetëm kur portieri I Nashville SC, Elliot Panicco, pa gjuajtjen e tij të pritej nga Drake Callendar, Inter Miami mund të festonte trofeun e tij të parë.

Messi ishte edhe një herë çelësi i gjithçkaje. Skuadër e re, rezultat i njëjtë, trofe në duar. I jashtëzakonshëm!

/Shqip.com