Sport Ndërkombëtar

Messi shënon gol nga gjuajtja e lirë në fitoren e Argjentinës ndaj Panamas

Leo Messi

Argjentina ka fituar në ndeshjen miqësore ndaj Panamas të zhvilluar pas mesnate me kohën tonë lokale.

Kampionët e botës triumfuan pastër 2:0 në shtëpi, në ndeshjen e parë pasi u kurorëzuan me trofeun e Kupës së Botës, shkruan Gazeta Express.

Almada kaloi vendasit në epërsi në minutën e 78-të të ndeshjes. Kurse, në minutën e 89-të, Messi shënoi nga gjuajtja e lirë një gol mjaft të bukur.

Ky njëherit ishte goli i tij i 800-të në karrierë me klube dhe kombëtare.

/Shqip.com