Sport Ndërkombëtar

Messi rrëfen për dedikimin e Maradonës dhe Kupën e Botës 2026

Lionel Messi ka zbuluar historinë e plotë pas homazhit të tij për vitin 2020 për idhullin Diego Maradona, si dhe planet e tij të ardhshme me kombëtaren e Argjentinës.

Sulmuesi argjentinas tha se fanellën e Newell’s Old Boys që e shpalosi pasi shënoi për Barcelonën menjëherë pas vdekjes së Maradona-s, erdhi nga koleksioni i tij në shtëpi dhe fati iu paraqit atij.

“Isha shtrirë në shtrat me [gruan time] Antonelën dhe i thashë: ‘Duhet të bëj diçka për Diegon, duhet të bëj diçka’. Unë kam pjesën nga [koleksioni personal], me trofetë, bluzat dhe do të shoh se çfarë ka, shkova të kërkoj një bluzë të kombëtares apo diçka tjetër.

Messi duke i kushtuar golin Maradonës pak ditë pasi ai vdiq më 2020

“U ngjita dhe është një derë e vogël që është gjithmonë e mbyllur, ku vendosim gjërat. Ajo ishte e hapur. Ishte një karrige dhe sipër ishte 10 e asaj bluze të Newell’s. Hyra dhe e pashë.

“Ajo derë është gjithmonë e mbyllur dhe nuk e di se çfarë po bënte aty në fakt, as që më kujtohej se e kisha. E pashë kështu dhe thashë: “Kaq është”. Ishte e pabesueshme”, tha ai.

“Unë nuk kisha shënuar shumë gola në atë kohë dhe nuk ishte se shënoja gola çdo ndeshje dhe isha i sigurt. Ndodhi që ne shkonim dy ose tre me zero dhe goli nuk u dha. Pastaj ajo lojë u shfaq nga askund”, vazhdoi majtaku.

Messi dhe Maradona, Kombëtarja e Argjentinës

Ndërkohë, Messi tha se është “shumë e vështirë” të imagjinohet pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026 kur ai do të mbushë 38 vjeç, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

“E vërteta është se unë mendoj për Kupën e Botës [në Katar] dhe pastaj do të shoh”, tha ai. “Shumë gjëra mund të ndodhin, futbolli është shumë i ndryshueshëm. Dhe sinqerisht, më duket shumë e vështirë, por nuk kam asgjë të qartë.”, u shpreh shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Leo Messi, Argjentina – Kupa e Botës 2026 logo

“Do t’ju tregoj diçka për festën që nuk ia kam thënë askujt më parë,” tha Messi për TyC Sports.

Përndryshe, Leo është aktualisht pjesë e PSG-së që nga vera e vitit 2021, kur iu bashkua falas nga Barcelona./Shqip.com