Sport Ndërkombëtar

Messi: PSG është gati të luftojë për çdo trofe, qëllimi është ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Lionel Messi

Lionel Messi ka mbajtur konferencën e parë për shtyp pas konfirmimit si lojtar i ri i Paris Saint-Germain.

Paris Saint-Germain konfirmoi të martën mbrëmë zyrtarisht transferimin e Messit si lojtar i lirë.

Messi gjatë konferencës ka thënë së shpreson që të jetë një vite i jashtëzakonshëm dhe se PSG është e gatshme të luftojë për çdo trofe.

“Shpresoj se do të jetë një vit i jashtëzakonshëm për tifozët dhe ekipin. Më duhet të bëj para-sezonën i vetëm dhe shpresoj të jem në gjendje të luaj sa më shpejt të jetë e mundur. Unë mendoj se ky klub është gati të luftojë për çdo trofe”, ka deklaruar ai.

Ai tha se qëllimi i tij dhe i klubit francez është të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Kam ardhur këtu për të ndihmuar. Qëllimi im është që ta fitoj përsëri këtë trofe [Ligën e Kampionëve] dhe mendoj se Parisi është vendi më i mirë për të fituar përsëri këtë trofe”, përfundoi argjentinas.

Messi nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me PSG-në me opsion për të vazhduar për një vit të tretë.

Te klubi nga Parisi, 34-vjeçari i ka të garantuara 25 milionë euro plus bonuset, e që paga e tij në total brenda vitit pritet të arrijë shifrën e 35 milionë euro.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mbylli aventurën e tij 21 vjeçare te Barcelona, klub në të cilin fitoi gjithçka./SHQIP.com