Sport Ndërkombëtar

Messi poshtërohet nga tifozët e PSG-së, kështu e përjeton humbjen

Lionel Messi duke u larguar për në zhveshtore pas umbjes nga Rennes
Lionel Messi duke u larguar për në zhveshtore pas umbjes nga Rennes

Yllit argjentinas Lionel MessI nuk po i shkojnë gjërat siç duhet së fundmi te Paris Saint Germain dhe skuadra e tij ka shumë probleme dhe argjentinasi me siguri do ta mbajë mend gjatë ndeshjen ndaj Rennes.

Messi dje ka përjetuar një poshtërim të madh. Para ndeshjes, tifozët përshëndetën shumicën dërrmuese të lojtarëve të PSG-së, ndërsa brohoritnin yllin e tyre më të madh. Nuk munguan edhe duartrokitjet, por vërshëllimat dominuan në Parkun e Princave.

Por ky nuk ishte fundi i problemeve. PSG përjetoi një tjetër dështim pasi u mposht nga Rennes në shtëpi dhe pas ndeshjes Messi shkoi i dëshpëruar në dhomën e zhveshjes.

Ndryshe nga lojtarët e tjerë, të cilët shkuan për të përshëndetur tifozët e tyre dhe në një farë mënyre u kërkonin falje për humbjen, Messi dukshëm i dëshpëruar shkoi në dhomën e zhveshjes.

Kujtojmë se pakënaqësia e tifozëve nisi pas eliminimit të skuadrës nga Liga e Kampionëve nga Bayerni.

Sipas shumicës dërrmuese të tifozëve, Messi ishte një nga fajtorët kryesorë për rezultatin e dobët.

/Shqip.com