Sport Ndërkombëtar

Messi nuk shkon në Arabi, mbesin dy mundësi tjera

Inter Miami apo Barcelona. Këto janë dy destinacionet e mundshme ku Lionel Messi do ta vazhdojë karrierën, sipas The Athletic.

Mediumi amerikan shkruan se ylli argjentinas e ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet ekipit nga Arabia Saudite, Al-Hilal.

Sipas tyre, Major League Soccer dhe klubi Inter Miami po bëjnë maksimumin që ta joshin shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” që t’u bashkohet atyre.

Ndërkohë, maksimumin është duke e bërë edhe Barcelona.

Katalonasit dje morën dritën jeshile nga La Liga dhe tani kanë mundësi t’i bëjnë ofertë Messit për ta rikthyer në “Camp Nou”.

/Shqip.com