Sport Ndërkombëtar

Messi nuk kursen lavdatat për Mbappen

Messi dhe Mbappe

Leo Messi nuk ka kursyer lavdatat për shokun e tij të skuadrës – Kylian Mbappe.

Përmes një prononcimi për “TUDN” – ai tha se “Kylian është një lojtar më ndryshe, një bishë”.

Teksa, shtoi se “ai shënon shumë gola, është shumë i kompletuar dhe mendoj që ai është duke e dëshmuar që shumë vite – që në vitet e ardhshme – ai padyshim do të jetë në mesin e më të mirëve”.

Dyshja – janë ndër futbollistët kryesorë të Paris Saint Germain dhe synojnë që së bashku ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Messi është autor i katër golave dhe shtatë asistimeve – në këtë sezon të Ligue 1, teksa Mbappe ka shtatë gola.

Për Leon – ky është sezoni i dytë në “Parkun e Princave” , teksa kontrat i skadon në verën e vitit 2023.

Ai është i lidhur me një rikthim te Barcelona – por nuk ka asgjë zyrtare – në këtë drejtim./Shqip.com