Sport Ndërkombëtar

Messi nuk ka vendosur ende për të ardhmen

Leo Messi

Kontrata e Leo Messit me Paris Saint Germain – skadon me 30 qershor të vitit 2023.

Por, argjentinasi nuk ka vendosur ende – se a do ta vazhdojë, apo jo.

Fabrizio Romano raporton se – Messi nuk do të vendosë asgjë para Kampionatit Botëror “Katari 2022” – përkundër ofertës së re të PSG-së dhe interesimit nga Barcelona.

Cila është forma e 35 vjeçarit në këtë sezon?

Majtaku po i hesht kritikët – pasi është asistuesi më i mirë në Evropë – në këtë sezon.

Leo ka asistuar shtatë herë – në po aq ndeshje  të zhvilluara në Ligue 1.

Teksa – është autor i tre golave dhe ka më së shumti driblime të kompletuara – 30-të.

Problemet me përshtatje në Ligue 1 që i pati në sezonin e kaluar – tashmë i ka lënë prapa krahëve.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u bashkua me parsienët në verën e vitit të kaluar si transfer i lirë – pas 18-të sezoneve të kaluara në ‘Camp Nou”.