Sport Ndërkombëtar

Messi: Ndihem shumë mirë në Paris

Leo Messi

Leo Messi është duke e shijuar futbollin përsëri.

Problemet me përshtatje në Ligue 1 që i pati në sezonin e kaluar – tashmë i ka lënë prapa krahëve.

Përmes një deklarate për media – ai ka thënë se “ndihem mirë, ndihem ndryshe nga viti i kaluar. E dija që do të ishte kështu. Jam më rehat me klubin, dhomën e zhveshje, bashkëlojtarët e mi, lojën. Ndihem shumë mirë dhe kështu po filloj të kënaqem sërish”.

Cila është forma e 35 vjeçarit në këtë sezon?

Majtaku po i hesht kritikët – pasi është asistuesi më i mirë në Evropë – në këtë sezon.

Leo ka asistuar shtatë herë – në po aq ndeshje  të zhvilluara në Ligue 1.

Teksa – është autor i katër golave dhe ka më së shumti driblime të kompletuara – 30-të.

Problemet me përshtatje në Ligue 1 që i pati në sezonin e kaluar – tashmë i ka lënë prapa krahëve.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u bashkua me parsienët në verën e vitit të kaluar si transfer i lirë – pas 18-të sezoneve të kaluara në ‘Camp Nou”./Shqip.com