Messi nderohet nga Argjentina, fytyra e tij vendoset në para
Publikuar:
(21.12.2022 19:29:54)

Lionel Messi është shndërruar në një legjendë në Argjentinë pasi që arriti ta fitojë Kupën e Botës pas 36-viteve në Kampionatin Botëror që organizua në Katar në këtë vit.
Banka Qendrore e Argjentinës po e shqyrton mundësinë që fytyra e Messi të vendoset në kartëmonedhë, “The Sun”, përcjell Shqip.com.
Thuhet se në pjesën e parë të kartëmonedhës 1000 peso do të jetë fytyra e tij dhe në pjesën e pasme do të shkruhet “La Scaloneta”, pseudonimi i trajnerit Lionel Skaloni.
Në këtë mënyrë Lionel Messi do të nderohet që ka arritur të fitojë Kupën e Amerikës 2021 dhe Kupën e Botës Katar 2022.

/Shqip.com