Sport Ndërkombëtar

Messi më shokë kërkojnë fitoren e parë në Botëror, publikohen formacionet e ndeshjes Argjentinë – Meksikë

Argjentina dhe Meksika kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë të Grupit C në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00 në Lusail Iconic Stadium.

Ekipi i Lionel Scalonit vjen në këtë ndeshje pas humbjes befasuese nga Arabia Saudite dhe synon t’i kthehet fitores për të mos rrezikuar kualifikimin.

Në anën tjetër, ekipi i Tata Martinos ka barazuar ndeshjen e parë dhe synon të vazhdoj me rezultate pozitive.

Formacionet zyrtare

Argjentina: E. Martinez; Montiel, Otamendi, Lisandro Martinez, Acuna; De Paul, Guido Rodriguez, Mac Allister; Di Maria, Messi, Lautaro Martinez.

Meksika: Ochoa; K.Alvarez, Araujo, Moreno, Montes, Gallardo; Guardado, Herrera, Chavez; Lozano, Vega.

/Shqip.com