Sport Ndërkombëtar

Messi me Argjentinën fitojnë Finalissiman

Argjentina e frymëzuar nga një super paraqitje e Lionel Messit ka arritur ta mposht Italinë.

Në stadiumin e Wembleyt skuadra nga Amerika fitoi me rezultat bindës 3:0.

Image

Pas 45 minutave në Wembley rezultati ishte 2:0.

“Magjia” e Lionel Messit, i cili iu shmang dy lojtarëve me një rrotullim, krijoi rastin ideal për Lautaro Martinez.

Sulmuesi i Interit me lehtësi gjeti rrjetën nga pakë metra larg, pas pasimit të Messit.

Derisa pas një kundërsulmi të shpejtë Di Maria arriti ta dyfishoj epërsinë e skuadrës së tij.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Argjentinës, me Messin që pati disa raste të mira, por që iu mohua gola nga bashkëlojtari i tij te PSG, Donnaruma.

Për ta përmbyllur dilemën e fituesit u përkujdes Paulo Dybala që në minutat e fundit të ndeshjes shënoi golin e tret dhe të fundit.

Për Argjentinën, kjo është hera e dytë në historinë e tyre që fitojnë këtë trofe.

Po ashtu tani ata janë 32 ndeshje të pamposhtur./Shqip.com