Messi – mbret i asistimeve në Ligue 1

Shumë kritika u hodhën në drejtim të tij.
Madje, ai u vërshëllye në “Parkun e Princave”.
Por, Leo Messi po vazhdon të jetë magjik.
Sulmuesi argjentinas – dhuroi tre asistime, në fitoren 1-6 të PSG-së – ndaj Clermont Foot 63.
Tashmë – Messi është autor i 14-të asistimeve në elitën e futbollit francez – më shumë se çdo futbollist tjetër në këtë ligë.
Teksa, ishte hatriku i shtatë – me asistime në tërë karrierën.
Po ashtu, ai u bë lojtari i parë i Ligue 1 që asiston tri herë – në dy ndeshje – në një sezon të vetëm.
Deri në përfundim të kampionatit – kanë mbetur edhe tetë xhiro për tu zhvilluar dhe Messi mund ta thyej edhe një rekord të ri.
Angel Di Maria – e mban stafetën për më së shumti asistime – brenda një sezoni, gjithsej 18-të.
Dhe për Leon – duket që kjo do jetë synim për pjesën tjetër të ndeshjeve.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, kishte thyer rekordin e asistimeve në La Liga, në sezonin 2019-2020, kur kishte asistuar 25 herë./Shqip.com