Sport Ndërkombëtar

Messi kishte refuzuar dy klube vetëm për të nënshkruar me Barcelonën

Lionel Messi

Edhe zyrtarisht, Lionel Messi është larguar nga Barcelona, pasi vazhdimi i kontratës së tij ishte i pamundur për shkak të problemeve financiare, shkruan Shqip.com.

Edhe pse palët kishin arritur një marrëveshje paraprakisht, zyrtarizimi i saj ishte i pamundur.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Messi ka qenë i vendosur të qëndrojë te Barcelona dhe për këtë ka refuzuar dy oferta të mëdha financiare muaj më parë.

Lionel Messi

Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë dy skuadrat që kanë kontaktuar me yllin argjentinas, por ky i fundit kishte refuzuar ofertat e tyre duke iu thënë se do të vendos të qëndroj te Barcelona.

Qëllimi i Messit ishte të vazhdonte kontratën edhe për pesë vite tjera me katalanasit, dhe të mbyllte karrierën e tij në “Camp Nou”.

Lionel Messi

Gjithsesi, menjëherë pas zyrtarizimit se 34-vjeçari nuk do të vazhdojë me Barcelonën, PSG ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit pasi dëshirojnë ta transferojë atë në Paris.

Parisienët po shihen si favorit për të fituar shërbimet e tij, për faktin se në “Parc de Princes” ka bashkëlojtarët e tij te Kombëtarja e Argjentinës dhe shokët e tij të ngushtë si Neymar, Angel di Maria dhe Leandro Paredes./Shqip.com