Messi flet për “Topin e Artë”, që do të ishte i teti për të

Lionel Messi ka thënë se “Topi i Artë” tani nuk është aq i rëndësishëm për të.
“’Topi i Artë’? Në këtë fazë të karrierës sime, nëse e marr, do të jetë mirë, nëse nuk e arrij, është në rregull. A jam i shqetësuar për këtë? Jo, në këtë pikë të jetës sime, kjo nuk ka më rëndësi për mua”, ka thënë sulmuesi argjentinas.
“E kam thënë gjithmonë se për mua nuk janë të rëndësishme çmimet individuale, por ato kolektive. Çmimi më i rëndësishëm për momentin është Kupa e Botës. Ky është shpërblimi më i madh për mua”, tha Messi në një intervistë për Titan Sports.

Ai e ka përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes së tij të mundshme në Botërorin e ardhshëm të vitit 2026, duke minimizuar mundësitë për të qenë në edicionin që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
“Nuk mendoj se do të marr pjesë në Botërorin e ardhshëm. Nuk kam ndryshuar mendje për këtë. Do të doja të isha atje për ta parë, por nuk do të marr pjesë”, ka thënë ylli i ardhshëm i Inter Miami
/Shqip.com