Sport Ndërkombëtar

Messi flet për finalen me Brazilin: Shumë e vështirë

Lionel Messi

Lionel Messi ka folur pasi Argjentina eliminoi Kolumbinë në një gjuajtje penalltish të martën në mbrëmje për të shkuar në finalen e Kupës së Amerikës, transmeton Insajderi.

Ai është shprehur që është shumë i lumtur për këtë fitore, derisa ka folur edhe për finalen më Brazilin.

“Ne jemi të dy në finale. Do të jetë finalja për të cilën të gjithë shpresonim, do të jetë shumë afër, shumë e vështirë”, tha Messi në intervistën e tij pas ndeshjes.

Neymar kishte deklaruar para ndeshjes të Argjentinës me Kolumbinë, se ai shpresonte që Messi të arrinte në finale, shkruan Marca.

“E di që Neymar e tha këtë sepse ai është një djalë i mirë, është finalja që të gjithë e prisnim”, theksoi Messi.

Në finale Argjentina do të përballet me Brazilin në Estadio Maracana të shtunën në mbrëmje.