Sport Ndërkombëtar

Messi nuk ka vendosur ende për të ardhmen

Leo Messi

Ditëve të fundit është përfolur një rikthim i mundshëm i Lionel Messit në Barcelonë.

Por, duke se gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” ende nuk ka marr ndonjë vendim.

Leo Messi

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, sulmuesi ende nuk e ka vendosur të ardhmen.

“Burime pranë Lionel Messit këmbëngulin se ai do të vendosë të ardhmen e tij në vitin 2023, jo tani. Barcelona, tashmë është duke diskutuar nga brenda për rikthimin e tij – dhe PSG do të përpiqet me të vërtetë të zgjasë kontratën e tij. Kampi i Messit garantoi se asnjë vendim nuk është marrë dhe asgjë nuk është avancuar ende”, ka thënë ai.

Messi iu bashkua Paris Saint-Germain vitin e kaluar dhe pas një stinori të parë të vështirë ka arritur të gjej formën këtë vit.

Në sezonin 2022/23 ai ka shënuar shtatë gola e tetë asistime në vetëm 12 ndeshje./Shqip.com

/Shqip.com