Sport Ndërkombëtar

Messi emocionohet nga dy pyetje që i bëri Dybala

Lionel Messi është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij fantastike. Kampioni nga Rosario do të prezantohet nga Inter Miami, por mendimet e “Pulce” fokusohen edhe një herë në Botërorin historik të fituar nga Argjentina dhjetorin e kaluar në Katar.

I intervistuar nga televizioni publik argjentinas, Messi kujtoi arritjen e Albiceleste në Katar dhe iu përgjigj pyetjeve të disa bashkëlojtarëve të tij në kombëtare, gazetarëve të improvizuar për këtë rast. Përveç Julian Alvarez dhe Nahuel Molina, disa pyetje ka dashur t’ia bëjë edhe Paulo Dybala kampionit të madh.

Numri 21 i Romës filloi me dy pyetje, që ia thyen zemrën Messit: “A je vërtet njeri?” dhe më pas “A je i vetëdijshëm për gjithçka që ke arritur në karrierën tënde?”

Shtatë herë fituesi I “Topit të Artë” u emocionua shumë dhe iu përgjigj “Joya”:

“Kur je në konkurrencë dhe ke synime para vetes, të fitosh gjithçka që luan, nuk e vlerëson atë që merr. Tani jam në një moment në karrierën time ku kënaqem me gjithçka që më ndodh, çdo gjë e vlerësoj më shumë, sepse e di që janë vitet e fundit. Mendoj se kur të tërhiqem nga fushat e blerta dhe të mos luaj më do ta vlerësoj shumë më tepër të qenit kampion bote.

Një arritje e jashtëzakonshme për jetën në një vend si ky i yni, që është kaq i apasionuar pas futbollit, aq mirënjohës. Ai titull le të hyjë në histori, do të ketë situata që do t’iu tregojnë të tjerëve se çfarë do të thotë të jesh kampion bote”.

/Shqip.com