Sport Ndërkombëtar

Messi: Doja një lamtumirë ndryshe

Lionel Messi,

Lionel Messi ka vazhduar me konferencën e tij për shtyp duke sqaruar situatën e tij dhe largimin nga Barcelona.

Ylli argjentinas ka filluar në lot konferencën e tij për shtyp duke mos mundur që të qetësohet për disa minuta.

Ai ka thënë së ka dashur që të këtë një tjetër lamtumirë, ashtu siç duhet.

“Ka qenë e vështirë, një vit e gjysmë pa tifozë. Doja të thosha lamtumirë siç duhet”, pohoi sulmuesi.

Messi ka zbuluar se ishte i bindur të qëndronte në Barcelonë, por ishte i detyruar t’i thotë lamtumirë.

“Unë mbërrita shumë i ri, në moshën 13 vjeçare, dhe u largova 21 vjet më vonë me gruan time dhe tre fëmijët e mijë katalano-argjentinas”, deklaroi ai.

Megjithatë, kapiteni legjendar ka thënë se shpreson të rikthehen një ditë në klub.

“Ka qenë e vështirë, një vit e gjysmë pa tifozë. Doja të thosha lamtumirë siç duhet. Nuk kam dyshim se pas disa vitesh jashtë, ne do të kthehemi këtu. Kjo është shtëpia jonë. Shpresoj që një ditë të kthehem në klub, të kontribuoj dhe që Barça të vazhdojë të jetë më e mira në botë”, ka thënë Messi./SHQIP.com