Sport Ndërkombëtar

Messi do të nënshkruaj kontratën e re me këtë klub

Lionel Messi

Messi do të nënshkruaj kontratën e re me Barcelonën në fund të këtij muaji, transmeton Shqip.com.

“Diario Sport” raporton se 34-vjeçari do të nënshkruaj kontratë pesë-vjeçari me katalanasit ku do të pranoj të ulë pagën e tij deri në 50 përqind për shkak të gjendjes aktuale në klub.

Messi është pjesë e skuadrës spanjolle që nga viti 2004.

Gjatë kësaj peridhe me klubin ai ka shënuar 474 gola në 520 paraqitje për ta, duke fituar çdo trofe të mundshëm.

Së fundmi, ai fitoi edhe trofeun e parë e tij të parë me Kombëtaren e Argjentinës, ku u shpall kampion në “Copa America”./Shqip.com