Messi dhe Ronaldo – nuk po kualifikohen dot as në çerekfinale të Championsit

Të dy e synonin trofeun. Të dy ndërruan ekipe për ta arritur këtë.
Por, asnjëri nuk e arriti qëllimin.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi – pjesën tjetër të Championsit do e shikojnë nga shtëpia.
Ky është viti i dytë radhazi – që këta dy futbollistë eleminohën – në fazën e parë me eleminim direkt të këtij kompeticioni.

CR7 – vitin e kaluar – kur ishte pjesë e Juventusit ishte eleminuar nga Porto.
Kurse, të martën mbrëma në “Teatrin e Ëndrrave” e pësoi nga Atletico Madrid.
Për sulmuesin portugez – kjo ishte hera e parë që eliminohej nga “los colchoneros” nga gjashtë herë sa është përballur gjithsej me ta Champions.

Në anën tjetër, Messi – në sezonën e kaluar – kur ende ishte kapiten i Barcelonës – u eleminua nga Paris Saint Germain.
Ndërsa – këtë sezon u “dëbua” prej kësaj gare nga Real Madrid.
Nëse shikohen statistikat – Messi ka shënuar dy gola në Ligue 1 dhe ka asistuar dhjetë herë – në 18-të ndeshje të zhvilluara.
Në Ligën e Kampionëve – shënoi pesë herë – në shtatë paraqitje.

Numrat tregojmë më mirë për Cristianon – që ka 12-të gola në Premierligë – dhe tri asistime.
Teksa – në Champions e ka tundur rrjetën gjashtë herë – në shtatë ndeshje të zhvilluara.
Veshgjata nuk dihet se ku do të përfundojë në këtë sezon, por është e sigurtë – që jo në duart e Messit dhe Ronaldos. /Shqip.com