Sport Ndërkombëtar

Messi dhe Argjentina luajnë miqësore me Australinë në Kinë

Lionel Messi do të udhëheqë Argjentinën në një ndeshje miqësore kundër Australisë në Pekin.

Ndeshja e 15 qershorit në kryeqytetin kinez është ndeshja e dytë brenda një qarku kohor prej gjashtë muajsh mes dy vendeve. Argjentina e cila kishte dalur kampion kishte mposhtur Australinë në fazën nokaut të Botërorit të Katarit.

“Më 15 qershor, Lionel Messi do të drejtojë kombëtaren argjentinase në një miqësore kundër Australisë në Pekin”, ka thënë ambasada e vendit të Amerikës së Jugut në Kinë.

Gjithashtu Argjentina do të luajë edhe kundër Indonezisë në Xhakartë më 19 qershor.

/Shqip.com