Sport Ndërkombëtar

Messi – asistuesi më i mirë në sezonin 2022/2023

Leo Messi

Ani pse 35 vjeçar – po vazhdon të jetë në majat e futbollit.

Leo Messi po i hesht kritikët.

Sulmuesi argjentinas është asistuesi më i mirë në Evropë – në këtë sezon.

Messi ka asistuar shtatë herë – në po aq ndeshje  të zhvilluara në Ligue 1.

Teksa – është autor i tre golave.

Problemet me përshtatje në Ligue 1 që i pati në sezonin e kaluar – tashmë i ka lënë prapa krahëve.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë – ka kontratë me PSG-në deri verën e vitit 2023 dhe pastaj do jetë lojtar i lirë./Shqip.com