Sport Ndërkombëtar

Messi – asistuesi më i mirë në Ligue 1

Leo Messi

Është kritikuar shumë për formë të dobët.

Por, statistikat e tij – e dëshmojnë të kundërtën.

Leo Messi është asistuesi më i mirë në Ligue 1 – deri më tani në këtë kampionat.

Argjentnasi është autor i dhjetë asistimeve – në elitën e futbollit francez. Njëjtë sa ka edhe Kylian Mbappe, por Leo ka ndeshje më pak të zhvilluara.

PSG: Mbappe explains Messi hat-trick penalty in Champions League win -  AS.com
Messi dhe Mbappe

33 vjeçari ka zhvilluar 16-të ndeshje, teksa Mbappe është paraqitur 24 herë, pra tetë ndeshje më shumë.

Por, aspak mirë – Messi qëndron me gola të shënuara.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë – ka arritur të tundë rrjetën vetëm dy herë – që është statistika më e dobët e viteve të fundit – në këtë fazë të kampionatit.

Lionel Messi da la cara por el Paris Saint-Germain
Messi

Sa i përket formës ekipore, PSG-ja po kalon momente të mira, pasi gjendet në vendin e parë ne Ligue 1, me 62 pikë të grumbulluara.

Teksa – në Ligën e Kampionëve doli fituese në ndeshjen e parë – kundër Real Madrid – me rezultat minimal 1-0.

Messi era begins as PSG takes shutout victory over Reims | CBC Sports
Messi

Ndeshjen e kthimit – kundër “mbretërve” do e zhvillojnë me 9 mars, në “Santiago Bernabeu” – me fillim nga ora 21-00.

Stadium – në të cilin Messi ka shumë kujtime të bukura – sa ishte pjesë e Barcelonës. /Shqip.com