Sport Ndërkombëtar

Messi apo Ronaldo? – Muller jep mendimin e tij

Debati nëse më i mirë është Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo duket të jetë i pafund, ndërsa së fundi mendimin e tij e ka dhënë edhe Thomas Muller.

“Sipas mendimit tim, lojtari më i madh i historisë është Messi. Ju shpjegoj pse: është i aftë të bëjë njerëzit të shkojnë në stadium vetëm për të parë elegancën e tij dhe njëkohësisht është shumë i fortë në shënimin e golave, vendosjen e rekordeve dhe fitimin e trofeve”, ka deklaruar  Muller.

Ylli i Bayern Munich ka preferencën e tij në lidhje me lojtarin më të mirë të historisë, duke zgjedhur Lionel Messi-n para Cristiano Ronaldos.

FOTO: vanguardngr
FOTO: vanguardngr

“Cristiano është një kandidat shumë i rëndësishëm, por e preferoj në dy kategori të tjera: statistika dhe tituj. Messi është thjesht më i rafinuar dhe elegant”, ka thënë Muller për DAZN.

Një zgjedhje e vështirë përpjesën më të madhe, por Muller nuk ka asnjë dyshim.

/Shqip.com