Rozë

Mësohet titulli dhe data e publikimit të bashkëpunimit të Elvanës me Capital T

Capital T dhe Elvana Gjata

Capital T dhe Elvana Gjata kanë bashkuar forcat për bashkëpunimin e radhës.

Kjo u bë e ditur përmes postimeve të dyshes në rrjete sociale, ku edhe kanë zbuluar disa detaje nga projekti me i ri i tyre.

Bashkëpunimi titullohet  ”Zemër a je gati” dhe do të publikohet të premten në orën 23:59.

Ndryshe ky është bashkëpunimi i dytë i tyre, pasi ai i pari është realizuar para dy vite.

“Fustani” ishte titulli i këngës, e cili deri më tani numëron mbi 42 milionë klikime në platformën “Youtube”.

Në anën tjetër, Capital T së fundi është përfolur se është fejuar me modelen, Adrola Dushi, por që me pas është mohuar nga reperi.

Lexo edhe:
Fansat besojnë se Capital T është fejuar me Adrola Dushin, reagon reperi

“Kur të fejohem në të vërtetë më bëni urime. Kjo fotografi u postua nga stafi im të cilët e menaxhojnë faqen time. Ju faleminderit”, ka shkruar ai./SHQIP.com