Fansat besojnë se Capital T është fejuar me Adrola Dushin, reagon reperi

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka qenë prej kohësh i komentuar për një lidhje me modelen nga Shqipëria, Adrola Dushi.
E gjithë kjo pasi që modelja ishte pjesë e një klipi të artistit ku shfaqeshin shumë të afërt.
Pas kësaj dyshja e kanë mohuar romancën në mes tyre, por janë postimet në rrjetet sociale ato që po shtojnë kureshtjen të fansat.
Së fundmi, reperi është përballur me një situatë tjetër që lidhet me Adrolën. Ai ka publikuar një foto ku shihet me Adrolën krahas këngës “C’est la vie”.

Pas kësaj filluan edhe komentet e fansat të cilët uruan, Capital T për fejesën me modelen.
Pas komenteve të shumta, reperi shpjegoi se ka qenë stafi i tij, i cili ka postuar këtë imazh për të rikthyer këngën dhe kur të fejohet ta urojnë me të vërtetet.

“Kur të fejohem në të vërtetë më bëni urime. Kjo fotografi u postua nga stafi im të cilët e menaxhojnë faqen time. Ju faleminderit”, ka shkruar ai./SHQIP.com