Sport Ndërkombëtar

Mësohet shuma që ka ofruar Manchester United për portierin Onana

Skuadra nga Premier League kanë piketuar portierin Andre Onana dhe mund të jetë pikërisht ky kampionat e ardhmja e kamerunasit. Siç raportohet së fundmi, trajneri Erik Ten Hag është i mahnitur nga performanca e të gardianit të Interit gjatë edicionit të fundit dhe kështu u ka kërkuar drejtuesve të klubit të Manchester United të bëjnë gati një ofertë për kartonin e tij.

Aktualisht, oferta e parë pritet të jetë 40 milionë euro dhe pritet më pas përgjigja e Interit. Ndërkohë, Marotta, CEO i klubit zikaltër, i frikësohet një oferte të majme në drejtim të kamerunasit dhe kështu ka kohë që ka bllokuar portierin e Empolit, Vicario.

Për Andre Onana, të parët që kanë treguar interes serioz ka qenë klubi i Chelseas.

/Shqip.com