Sport Ndërkombëtar

Mësohet shuma që fiton Kroacia nga arritja në finale

Kualifikimi në finalen e Ligës së Kombeve ka vlera të mëdha edhe për arkat e Kroacisë. Ballkanasit kanë garantuan shifra të majme pas fitores ndaj Holandës, duke prenotuar fitime nga bonuset e UEFA-s.

Organi qeverisës i futbollit evropian nuk i ka shpallur zyrtarisht çmimet për ‘Final Four’, por besohet se do të jenë të njëjta me një vit më parë. Kroacia ka grumbulluar rreth 9 milionë euro pas kësaj fitoreje, me shifrat që do të rriten sipas verdiktit.

Vendi i katërt do të marrë shtatë milionë euro, i treti tetë, i dyti nëntë milionë dhe fituesit e Ligës së Kombeve 10.5 milionë euro. Federata kroate ka siguruar tashmë shifrën e 9 milionë eurove, teksa në finalen e madhe luan edhe për një milion e gjysmë euro më shumë.

Bonus tepër i rëndësishëm për financat e kroatëve, të cilët vijnë pas suksesit në Katar, ku me vendin e tretë fitoi 27 milionë euro. Shifra të majme për një kombëtare të vogël si ballkanasit, që po tregojnë gjithnjë e më shumë diferencën me shtetet fqinje.

/Shqip.com