Sport Shqiptar

Mësohet koha kur do të nënshkruajë Xhaka me skuadrën e re

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka vendosur të largohet nga Arsenali pas shtatë viteve qëndrim në Londër.

Ndërkohë së fundmi, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se Xhaka ka marrëveshje me gjermanët e Bayer Leverkusenin dhe do t’i bashkohet skuadrës së re sapo Rice të nënshkruajë me Arsenalin.

30-vjeçari shqiptar pritet që të zyrtarizohet si futbollist i ri i klubit gjerman vetëm pas dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Zvicrës që i zhvillon më 16 dhe 19 qershor.

Xhaka pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me ‘Aspirinat’, ndërsa si mundësi tjetër për të ardhmen e tij u përfol edhe Roma.

/Shqip.com