Rozë

Mësohet gjendja shëndetësore e Lugatit

Big Brother VIP Kosova

Drejtori i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi ka thënë se gjendja e Gjon Karricës është stabile.

Ai tha se Gjoni në mëngjes ka pasur një shqetësim dhe menjëherë i është ofruar ndihma mjekësore.

“Gjon Karrica është në gjendje stabile, ka pasur një shqetësim shëndetësor

Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile”.

Ai tutje tha se Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.

“Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova”, ka përfunduar ai.

/Shqip.com