Rozë

Mësohet emri i të ftuarit të parë në emisionin e Meriton Mjekiqit

Moderatori, Meriton Mjekiqi

Moderatori, Meriton Mjekiqi ka paralajmëruar së shumë shpejtë do të rikthehet në televizion me sezonin e ri.

E gjithë kjo pasi që emisioni paraprak ka pasur një shikueshmërie të lartë dhe sipas tij, ai dëshiron që të vazhdojë këtë trend.

Pas këtij paralajmërimi, fansat kanë qenë kurioz për ta mësuar emrin e mysafirit të parë që do të jetë pjesë e të programit “Me Meriton Mjekiqin”.

E me një ambient ndryshe dhe studio të re, Meriton Mjekiqi hap emisionin me reperin Ledri Vula.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Instagram ka vetë Meritoni, i cili ka postuar një fotografi ku shihet përkrah Ledrit.

Ndryshe, Ledri është shumë aktiv me projekte të reja, ku ai i fundit është bashkëpunimi me Gjikon dhe Lumi B, i titulluar “Ça bone”.

Ky projekt është i lansuar para një muaji dhe deri më tani numëron mbi 3.5 milionë klikime në Youtube./SHQIP.com