Sport Ndërkombëtar

Mësohen gjyqtarët e finales së EURO 2020

EURO 2020 Finalja: Itali - Angli

Gjyqtari holandez, Bjorn Kuipers do të referojë finalen e EURO 2020 mes Italisë dhe Anglisë, shkruan Shqip.com.

Finalja do të luhet në “Wembley Stadium” të dielen me fillim nga ora 21:00.

Kuipers do të jetë i ndihmuar nga Sander van Roekel dhe Erwin Zeinstra.

Në VAR do të jetë gjermani Bastian Dankert, i ndihmuar nga Pol van Boekel i Holandës dhe gjermanët, Christian Gittelmann dhe Marco Fritzer.

Zyrtari i katërt do të jetë Carlos del Cerro Grande i Spanjës./Shqip.com

Bjorn Kuipers