Sport Ndërkombëtar

Mësohen çiftet – për gjysmëfinalen e “Carabao Cup”

Gjysmëfinalja e "Carabao Cup"

Gjysmëfinalja e “Carabao Cup” do sjellë dy ndeshje tejet interesante.

Arsenali do takohet me Liverpoolin, kurse Chelsea me Tottenhamin.

Takimet do të luhen me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e para do të zhvillohen me datë 3 janar, kurse ndeshjet e kthimit një javë më pas, pra me 10 janar.

Arsenali është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme së fundmi dhe nuk pritet të jetë “kafshatë e lehtë” për Liverpoolin.

Londinezët e nisën sezonën në mënyrë katastrofale, por gjatë rrugës e gjetën ritmin. Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta, gjendet në vendin e katërt, teksa ka grumbulluar 31 pikë, pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara.

10 key things to know ahead of Liverpool vs. Arsenal - Liverpool FC - This  Is Anfield
Arsenal-Liverpool, foto nga e kaluara

Në anën tjetër, Liverpooli e ka ruajtur formën e lartë që nga fillimi i kampionatit – e deri më tani.

Të udhëhequr nga Jurgen Klopp, ky ekip është në vendin e dytë, me 41 pikë të grumbulluara, vetëm tri më pak se City që është lider dhe mbesin favorit në letër për këtë gjysmëfinale.

Interesant dhe derbi pritet të jetë edhe Chelsea-Tottenham.

Kampionët e Evropës janë duke kaluar formë jo të mirë së fundmi dhe e kanë humbur pozitën e parë në ishull.

Madje, tashmë pozicionohen në vendin e tretë, me 38 pikë.

Ky takim do jetë i veçantë sepse Tottenhami tashmë udhëhiqet nga Antonio Conte, i cili kishte drejtuar Chelsean në të kaluarën dhe kishte fituar Premierligën me ta.

Three things we learned from Chelsea - Tottenham Hotspur
Chelsea-Tottenham, foto nga e kaluara

Spurs kanë pasur probleme me COVID-19 së fundmi dhe për atë arsye kanë zhvilluar vetëm 15-të xhiro në Premierligë.

Sipas gjendjes aktuale, ky ekip gjendet në vendin e shtatë dhe ka grumbulluar 26 pikë.

Rezultatet e regjistruara nga Tottenhami deri më tani: tetë fitore, dy barazime dhe pesë humbje. /Shqip.com

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "CARABAO CUP Semi-Final fixtures 1stLeg to be played week commencing 2nd Leg to played week commencing Carabao 3rd EPL ADOND Arsenal V Liverpool Chelsea v Tottenham sky sports OUT sky"