Sport

Mësohen çerekfinalistët e Kupës së Kosovës në Futboll

Nga ndeshjet e luajtura këtë vikend dhe ndeshjen e luajtur sot ndërmjet Ferizajt e Llapit janë mësuar çerekfinalistët e Kupës së Kosovës.

Nga ndeshjes e së shtunës u kualifikuan Gjilani, Onixit, Ulpiana e Ramiz Sadiku, nga ato të së dielës Drita, Ballkani e Prishtina, e nga ajo e sotme u kualifikua Llapi.

Gjilani e mposhti në shtëpi Dukagjinin me rezultat 2-1 me golat e Gerhard Progni dhe Elton Cales, Onixi e mposhti KEK-un pas penalltive, Upliana Arbërinë pas vazhdimeve e Ramiz Sadiku 2 Korrik-un si mysafir brenda kohës së rregullt me rezultat të thellë 1 me 6. 

Kupa e Kosovës

Të dielën Drita e mposhti Fushë Kosovën, skuadër e Ligës së Parë me rezultat të thellë 5-0, e më vështirë e patën Ballkani e Prishtina.

Ballkani me rezultat minimal triumfoi ndaj Malishevës pas golit të Albion Rrahmanit në minutën e 79-të e Prishtina vetëm pas vazhdimeve pasi rezultati brenda kohës së rregullt përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa bardhë e kaltrit pas vazhdimeve shënuan një gol për të siguruar vendin në çerekfinale.

Sot Llapi triumfoi 2-0 ndaj Ferizajt me dy golat e pjesës së parë të Alban Shillovës e Kastriot Selmanit për t’iu bashkuar 7 ekipeve tjera çerek finalistë të Kupës së Kosovës.

FFK ka njoftuar se shorti për ndeshjet e këtij rrethi të garave do të mbahet të enjten, më 10 shkurt, në orën 13./Shqip.com